Allahu i madhëruar nuk ia zhduku detin Musait por i bëri rrugë në të,
nuk ia zbriti hurmat Merjemes por e inspiroi ta shkundte trungun,
nuk e ndali tufanin para Nuhut por e urdhëroi ta ndërtonte anijen,
nuk e shoi zjarrin e Ibrahimit por e shndërroi në freski e shpëtues,
nuk ia ndali brengat nënës së Musait por ia forcoi zemrën duke ia lidhur me premtimin e Tij,
nuk e ndaloi padrejtësinë ndaj Jusufit por e bëri atë zotëri të depove të tokës,
nuk ia ndaloi etjen Haxherës por bëri që uji zemzem të shpërthejë nën këmbët e foshnjës së saj,
ALLAHU NUK NA PREMTOI SE RRUGA ËSHTË E LEHTË POR NA PREMTOI SE ËSHTË ME NE!
-përkthim-